leoni

Edi Rama: Si mundet dikush të kafshojë të vdekurit për të nxjerrë përfitime politike?

Edi Rama: Këtu, në Shqipëri, në mes të Evropës, janë disa, që duan me çdo kusht të kthejnë përmbys vendin

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se lufta e Putinit synon gjunjëzimin e bashkësisë euroatlantike, të cilës i përkasim dhe ne, me dy armë, inflacionin dhe krizën energjetike, të krijuara enkas për të goditur çdo familje në të gjithë hartën e Evropës. Gjatë një takimi me qytetarë në Berat, në kuadër të llogaridhënës që po zhvillon në gjithë vendin, kryeministri Rama u shpreh se “kush thotë se nuk ka luftë dhe se këtu problemi është se Shqipëria është në rrezik për shkak të qeverisë, ose nuk di çfarë flet, ose është nën efektin e propagandës së shfrenuar të atyre që e dinë shumë mirë se çfarë flasin, por që nuk punojnë për interesin e vendit. Sepse që ka luftë, kjo nuk diskutohet. Dhe nuk diskutohet që kjo luftë është konceptuar për të hedhur bombat dhe shkatërruar Ukrainën me arsyet e mos arsyet, por njëkohësisht për të gjunjëzuar gjithë perëndimin e Rusisë, ku jemi dhe ne dhe e gjithë bashkësia euroatlantike të cilës ne i përkasim, me dy armë të krijuara enkas për të goditur çdo familje në të gjithë hartën e Evropës”. Kryeministri theksoi më tej se këtu, në Shqipëri, në mes të Evropës, janë disa, që duan me çdo kusht të kthejnë përmbys vendin me pretendimin se nuk ka luftë.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …