Dje ka skaduar afati i vendeve të BE-së që me të ashtuquajturën procedurë të heshtur, t’i paraqesin vërejtjet e tyre në propozimin e Çekisë për liberalizimin e vizave për Kosovën. Nga burimet diplomatike në Bruksel, mësohet se së paku dy shtete e ndërprenë këtë procedurë dhe penguan që propozimi të marrë dritën e gjelbër, bën të ditur Radio Evropa e Lirë. Sipas burimeve, Spanja ishte ajo që paraqiti vërejtje, ndërsa disa shtete tjera kërkuan më shumë sqarime. Propozimi i Çekisë, vend që aktualisht udhëheq Presidencën e BE-së, ishte që hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave për Kosovën të lidhej me funksionalizimin e sistemit të udhëtimit ETIAS, siç kërkoi Franca, por njëherësh të caktohej edhe data e fuqizimit të vendimit deri më 1 dhjetor të vitit 2023. Janë më shumë se 14 vjet qysh kur BE-ja luan rolin e persekutorit të Kosovës dhe qytetarëve të saj, të vetmit në Evropë që nuk mund të lëvizin pa viza, sikur të gjithë qytetarët e Evropës e shumicës dërrmuese të vendeve të botës.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …