Lista Serbe

Deputetët e Listës Serbe të cilët dhanë dorëheqje nga mandatet e tyre, u zëvendësuan me deputetë të tjerë të po kësaj partie

Deputetët e Listës Serbe të cilët dhanë dorëheqje nga mandatet e tyre në Kuvendin e Kosovës, janë zëvendësuar me deputetë të tjerë të po kësaj partie. Kështu u bë e ditur në seancën e sotme plenare të Kuvendit, nga kryekuvendari,  Glauk Konjufca. Deputetët e rinj të Listës Serbe dhanë betimin dhe pastaj lëshuan sallën. Më 5 nëntor 2022, Lista Serbe njoftoi për largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës, ndërkaq me 7 nëntor edhe zyrtarisht dorëzuan mandatet e deputetëve në Kuvendin e Kosovës. Largimi i tyre erdhi pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, i cili ka refuzuar që të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në RKS – Republika e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump. …