​PZAP vendos për fletëvotimet e diasporës që kanë arritur me vonesë por që ky vendim nuk është bërë publik

Përveç Listës Serbe edhe partitë e tjera paralajmërojnë se nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet që i ka caktuar Vjosa Osmani

Partitë politike serbe, Partia e Serbëve të Kosovës, Iniciativa qytetare “Mbijetesa serbe”, Partia Demokratike Progresive, të cilat konsiderohen kundërshtare politike të Listës Serbe, vlerësojnë se në situatën aktuale në veri të Kosovës, pjesëmarrja në çfarëdo procesi zgjedhor është e pamundur për to. Aleksandar Jabllanoviq, drejtues i Partisë së Serbëve të Kosovës me seli në Leposaviq, thotë për Radion Evropa e Lirë se situata bëhet edhe më e rëndë në rast se nis shqiptimi i dënimeve ndaj personave që kanë automjete me targa KM, në kuadër të planit të Qeverisë së Kosovës për zbatimin e vendimit për riregjistrimin e këtyre automjeteve në targa RKS (Republika e Kosovës). Në këto rrethana, kur serbët, potencialisht nga 21 nëntori, nuk do të mund të lëvizin lirshëm me makinat e tyre në veri, do të ishte çmenduri të mendohej për zgjedhje. Ne, në këtë moment, jemi shumë më afër opsionit që të mos marrim pjesë në ato zgjedhje, përveç nëse në dy, tri apo katër ditët e ardhshme, nuk ndryshon diçka rrënjësisht në raportin e Qeverisë në Prishtinë ndaj serbëve lokalë. E kam fjalën lidhur me targat dhe rreziku që ekziston për ndëshkimin e njerëzve dhe konfiskimin e pasurisë së tyre”, tha Jabllanoviq.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …