Kryeministri, Albin Kurti, iu ka përgjigjur kritikave në Kuvend për mostransparencë për procesin e dalogut me Serbinë. Ai tha se asnjëherë më parë s’ka pasur më shumë transparencë, derisa në këtë drejtim përmendi edhe takimet që ka pasur me udhëheqësit e opozitës për t’i informuar për dialogun dhe propozimin franko-gjerman. Nuk mendoj që është e drejtë që të thoni se transparenca është zero. Ju pyesni unë përgjigjem. Dialogu Kosovë-Serbi s’ka qenë asnjëherë më transparent që prej rifllimit të tij. Pas çdo takimi të nivelit të lartë, publiku është informuar. Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, the se jeni i detyruar që të raportoni para deputetëve dhe jo para kryetarëve të partive, sepse unë s’e kam për obligim të marr informata nga kryetarët, por nga ju sepse ju jeni i ngarkuar për dialogun. Albin Kurti iu përgjigj se ndoshta do ta diskutojë edhe njëherë me kryetarët e subjekteve politike.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …