Deputeti i Vetëvendosjes, Fatmir Humolli, ka thënë se nuk do ta votojë projektbuxhetin për vitin 2023, pasi nuk duhet të anashkalohet FSK-ja, Policia dhe veteranët. Po ndalem direkt në këtë sektori ku ky projekt buxhet për vitin 2023 e dëmton sigurinë e vendit për arsye se motivimin për mbrojtje të vendit tonë e pengon duke anashkaluar çështjen e veteranëve të luftës, duke anashkaluar sigurimin e Policisë, duke anashkaluar sigurimin e FSK-së. Në qoftë se ne nuk i sigurojmë pjesëtarët e FSK-së, Policinë atëherë me çfarë motivi kanë mundësi me u përball me vështirësitë në kohën kur Serbia për çdo ditë na kërcënohet me ushtri, polici, grupe mafioze”, tha Humolli. Për këtë unë jam deklaruar edhe para pjesëtarëve të Vetëvendosjes se nuk do ta votoj këtë buxhet për arsye të thjeshtë, se nuk ka të drejtë askush t i anashkalojë këto vlera kur ne shohim që Serbia vlerën e luftës së humbur. Kurse ne njerëzit e gjallë, familjet e gjalla të cilat janë, ne i injorojmë dhe ky injorim duhet me u ndërpre dhe besoj që në leximin e dytë duhet të ndryshojë kjo qasje në raport me këtë kategori, tha deputeti, Fatmir Humolli.
Kontrolloni gjithashtu
Nisma Socialdemokrate nesër, ditë e diel, mbanë Konventën dhe bën prezantimin e programit e kandidatëve për deputetë
Nisma Socialdemokrate ka njoftuar për aktivitetin partiak në mbajtjen e Konventës për prezantimin e programit …