Në Ferizaj mbahet tryezë diskutimi me temë “E drejta e qytetarëve për qasje në drejtësi dhe ndihmë juridike falas”

Nënkryetari i Komunës së Ferizaj, Lulzim Aliu, bashkë me zyrtaren për barazi gjinore Vjollca Krasniqi, me ftesë të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, kanë marrë pjesë në tryezën “E drejta e qytetarëve për qasje në drejtësi dhe ndihmë juridike falas”. Në këtë tryezë kanë marrë pjesë edhe zyrtarë nga Zyra Rajonale për Ndihmës Juridike Falas (ZRNJF) dhe përfaqësues/palët kyçe të ndërlidhura që ofrojnë shërbime për qytetarët e Komunës së Ferizajt dhe bashkëveprojnë me ZRNJF në Komunën e Ferizajt. Përmes kësaj tryeze synohet një fushatë informuese për  promovimin e të drejtës për qasje në drejtësi për të gjithë qytetarët, pa dallim.

Mund të jetë një imazh i 10 persona

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj me bashkëpunëtor vizituan Shkollën Fillore “Lan Selimi” në Lumbardh

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj së bashku me nënkryetarin e Komunës, Sami Cacaj …