Deputeti i Vetëvendosjes, Eman Rrahmani, ka komentuar shkarkimin e kolegut të tij, Visar Korenica nga pozicioni i koordinatorit në Rahovec për shkak se i njëjti ka votuar kundër Kodit Civil. Ai e ka cilësuar të padrejtë vendimin dhe ka theksuar se një vendim i tillë e dëmton më shumë Vetëvendosjen se vetë atë. Eshtë shkarkim i padrejtë, natyrisht që është e drejtë e tij të votojë ndryshe dhe në vendet demokratike sidomos kjo temë ka qenë me shumë debat dhe vazhdon të jetë. Veprime të tilla mendoj që më shumë e dëmtojnë Vetëvendosjen se Visar Korenicën. Visari është një deputet i cili ka shpreh qëndrimin e tij me votën e tij në Kuvend. Ka qenë njëri nga njerëzit që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm sidomos në Rahovec për Lëvizjen Vetëvendosje. Jo vetëm Visari por i gjithë grupi punues i cili ka qenë nuk janë më pjesë dhe në këtë pikë mendoj se ka me pas dobësi organizative Lëvizja në Rahovec”, tha Rrahmani për mediet
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …