Ferat Shala, ka kritikuar KOSTT-in për veprimet projekto dhe ndërto

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka kritikuar qeverinë Kurti për projektbuxhetin e vitit 2023

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka kritikuar qeverinë Kurti për projektbuxhetin e vitit 2023. Shala në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se me këtë buxhet nuk mund të zhvillohet shteti. Deputeti Shala në fjalën e tij ka listuar në numër të madh të mangësive të Projektligjit për buxhetin, duke përfshirë arsimin, ambientin, ndërmarrjet publike, RTK-në, etj. Zakonisht fundviti karakterizohet me dy të veçanta, në jetën qeverisëse dhe parlamentare të një shteti. Përmbyllja e vitit që po e lëmë pas, me tërësinë e sfidave sociale, ekonomike, politike, zhvillimore. Nëse e shohim kështu, kjo qeveri po e mbyll këtë vit me një suficit më të lartin që ka mbyllur ndonjëherë ndonjë qeveri në Kosovë. Po e mbyllim po ashtu me shkallën më të lart të inflacionit, me mbi 14%.Po e mbyllim me një situatë të brishtë politike, e të sigurisë si kurrë më parë. Po e mbyllim me raporte shumë të brishta me gjithë partnerët strategjik të shtetit tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri hamza

Bedri Hamza: Qeverisjen do ta bëj bashkë me qytetarët, njëjtë si programin tim

Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka vazhduar punëtoritë me qytetarë për programin e …