Fatmir Shurdhaj: Është ndarë nga jeta luftëtari Osman Berisha

Luftëtari i Lirisë Fatmir Shurdha ka bërë të ditur se ka vdekur bashkëluftëtari i tij, Osman Berisha. Me këtë rast ai ka shkruar:  “Sot me dhimbje të madhe i dhamë lamtumirën e fundit bashkëluftëtarit tonë Osman Berisha.

Plisbardhi baca Osman nga malet e Berishes ju bashkua luftës së UÇK-së, bashkë me djemtë e tij, në vitet 1998/1999 duke e shëndrruar shtëpin e tij kazërm ushtarake, ku edhe do ushqeheshin ushtarët në kohërat ma të vështira gjatë luftës çlirimtare.

Do të mbetesh gjithmon në zemrat e luftëtarëve si burri më besnik, patriot e i guximshëm, i dashur për shokët e luftës.

Ngushëllime Familjes Berisha, miqve, bashkëluftëtarëve dhe shoqërisë.

Lavdi jetës dhe veprës tënde atdhetare baca Osman, ka shkruar ndër Fatmir Shurdha.

Kontrolloni gjithashtu

Arrestohet një i dyshuar për dhënie ryshfeti

Më 8 nëntor 2024, zyrtarët e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë,  gjatë një …