Memli Krasniqi në kuadër të vizitës në Amerikë, mori pjesë në takimin tradicional të lutjeve të mëngjesit, në Uashington

Memli Krasniqi në kuadër të vizitës në Amerikë, mori pjesë në takimin tradicional të lutjeve të mëngjesit, në Uashington

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Uashington, ka marrë pjesë në takimin tradicional të mëngjesit të lutjeve, që mbahet çdo të enjte në Kongresin Amerikan. Ai ka falënderuar kongresmenët për rëndësinë e veçantë që i kushtojnë Kosovës dhe popullit tonë në kuadër të angazhimit të tyre.  “Ishte nder i veçantë që në kuadër të vizitës sime zyrtare në Uashington, të ftohem për të marrë pjesë në takimin tradicional të mëngjesit të lutjeve, që mbahet çdo të enjte në Kongresin Amerikan. Rreth 20 kongresmenë me përvojë, të cilët u kthyen në Kongres pas zgjedhjeve të mesit të mandatit që u mbajtën javën e kaluar në SHBA, i falënderova për rëndësinë e veçantë që i kushtojnë Kosovës dhe popullit tonë në punën e tyre”, është shprehur ai.  Në bisedat me kongresmenët nga South Carolina, Michigan, Texas dhe Virginia, lideri i PDK-së ka shprehur qëndrimin e popullit të Kosovës se koordinimi dhe bashkëpunimi me SHBA-të në arritjen e aspiratave drejt integrimit është i pa alternativë. “Në biseda shumë miqësore, në mënyrë të veçantë me kongresmenët Joe Wilson nga South Carolina, Tim Walberg e John Moolenar nga Michigan, Louie Gohmert nga Texas, Juan Vargas nga California dhe Bob Good e Ben Cline nga Virginia, shpreha qëndrimin e vendosur të popullit të Kosovës që, pas sukseseve që kemi arritur së bashku deri më sot përmes koordinimit dhe bashkëpunimit, rrugëtimi ynë përpara drejt aspiratave të fuqizimit dhe integrimit nuk ka alternativë tjetër”, tha Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …