Kryetari Smajl Latifi ka pritur në një takim pune Drejtorin e KRU “Radoniqi – Dukagjini” së bashku me përfaqësues të projektit të ARDP- së

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latif, ka pritur në një takim pune, Drejtorin e KRU, “Radoniqi – Dukagjini”, z.Jahja Kadrija së bashku me përfaqësues të projektit të ARDP- së, projekt ky i financuar përmes kredisë nga Banka Botërore dhe zbatohet nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Znj. Arlinda Arenliu, drejtoreshë e projektit, z. Avdullah Nishori, specialist i ujitjes, znj. Laura Krypa – MMPHI dhe z.Bali Lestrani- MBPZHR, paraqitën para kryetarit Latifi planin e investimeve në fazën e dytë në sistemin aktual të ujitjes, e tëra kjo me qëllim të përgatitjes për fazën e zgjerimit të sistemit të ujitjes edhe në vendbanime dhe zona që nuk janë të përfshira në sistemin ekzistues të ujitjes. Projekti financohet nga Banka Botërore dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe kap vlerën prej: 6.8 milionë euro, i cili projekt është vazhdimësi e shumës prej 10 milionë euro të filluar vite më parë. Projekti parashihet të zbatohet deri në vitin 2026, ku do të përfshihen punime në rregullimin e kanalit në Lug Bunar, po ashtu do të bëhet vendosja e 136 valvulave të cilat do të masin sasinë e ujit të shpenzuar, kontrollimin e presionit të ujit, vendosjen e sistemit të kontrollimit të centralizuar të menaxhimit dhe defekteve në rrjete, modernizimin e rrjetit ekzistues me qëllim të përballimit të kapacitetit të zgjerimit në fazat e tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mori pjesë në shënimin e 25-vjetorit të punës së USAID-it në Kosovë

Me ftesë të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në Kosovë, Kryetari …