Zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, ka bërë të ditur se kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë ftuar për një takim urgjent në Bruksel para datës 21 nëntor, kur edhe përfundon afati i qortimeve ndaj qytetarëve serbë që vozisin vetura me targa Kosova dhe Metohia. Qeveria e Kosovës nuk ka treguar nëse është pranuar ftesa e BE-së, duke thënë se do t’ju informojmë më vonë. Ndërkohë, mediat në Serbi kanë zbuluar se kryetari, Vuçiq e ka pranuar ftesën e BE-së dhe do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin në Bruksel, të dielën ose të hënën e 21 nëntorit, në ditën kur nis gjobitja e shoferëve me targa ilegale KM, por dihet tashmë se kjo nuk do të ndodh.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …