Nicolas Guillou, ka aprovuar kërkesën e avokatit të Hashim Thaçit për ta shtyrë shqyrtimin e paraburgimit deri më 19 dhjetor

Gjykatësi i procedurës paraprake, në Gjykatën Speciale, Nicolas Guillou, ka aprovuar kërkesën e avokatit të Hashim Thaçit ku me anë të një vendimi ka shtyrë shqyrtimin e radhës të paraburgimit deri më 19 dhjetor. Ai ka udhëzuar mbrojtjen që të dorëzojë shkresën, me anë të së cilës Thaçi heq dorë nga rishikimi i paraburgimit, deri më 15 nëntor 2022, shkresë e cila është dorëzuar nga mbrojtja. Mbrojtja e Thaçit kishte kërkuar një ndryshim të afatit kohor në mënyrë që të jepte një përgjigje ndaj parashtresave për paraburgim pasi të zgjidhej një çështje dhe pasi të bëhet shqyrtimi i ndonjë zbulimi pasues të provave. Zyra e Prokurorit më 30 shtator ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit. Kjo pasi, gjykatësi e kishte aprovuar pjesërisht mocionin e mbrojtjes së Hashim Thaçit, të parashtruar ndaj aktakuzës së ndryshuar në rastin ku ai me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin, po akuzohen për krime lufte Këto akuza janë hedhur poshtë nga Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …