Fluturat 2022

U mbajt Festivali për fëmijë “Fluturat 2022” në të cilin u paraqitën 17 këngëtarë fëmijë

luturat 2022: “Fluturën e argjendë” e fitoi Jora Hoxha me këngën “Macja ime”, ndërsa vendin e parë e fitoi Luna Salihu  me këngën “Alo alo”

Mbrëmë në Palestrën e Sporteve në Prizren, u mbajt Festivali për fëmijë “Fluturat 2022” në të cilin u paraqitën 17 këngëtarë fëmijë.

Festivalin e hapi Adem Morina, drejtor i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në komunën e Prizrenit, i cili tha se ky Festival po kthehet fuqishëm pas katër viteve ndërprerjeje, që ka qenë humbje e madhe për fëmijët.

“Na gëzon fakti se edhe përkundër kësaj pauze sonte i kemi 17 këngë garuese në këtë Festival, kurse ne mbetemi të përkushtuar si drejtori që t’i mbështesimtë gjitha festivalet për vlerat që i kanë.

Në vazhdim 17 fëmijë parakaluan nëpër skenën e mrekullueshme të festivalit.

Juria profesionale e festivalit: Kushtrim Jakupi, kryetar i komisionit, Kaltrina Krasniqi dhe Ilir Ramadani i përcolli më vëmendje të gjitha këngët e festivalit.

Kryetari i Komisionit Kushtrim Jakupi tha se ishte “me të vërtet një festival i jashtëzakonshëm edhe një rikthim shumë i fuqishëm”.

“Me të vërtetë e meritojnë të gjithë fëmijët një mbështjetje të fuqishme. Ishte e vështirë për ti ndarë çmimet por pjesëmarrja e fëmijëve i bënë të gjithë ata fitues sepse ishin vërtet të talentuar” tha ai.

Kaltrina Krasniqi në vijim i shpalli këngët fituese.

Fluturën e argjendë e fitoi Jora Hoxha me këngën “Macja ime” e kompozuar nga Hekuran Krasniqi.

Vendin e parë e fitoi Luna Salihu me këngën “Alo alo” të kopozitores Adelina Bega.

Vendin e dytë e fitoi Lea Bedra me këngën “Për ty gjyshe”  të kompozitorit Butrint Bicuri.

Vendin e tretë e fitoi Aras Veshall me këngën “ More Xhukllo qeni im” të kompozitorit Fati Qukiqi.

Për paraqitjen më të mirë skenike e shpërblye Sara Rexha me këngën “Dëshirat” të kompozitorit Genc Hyseni.

Debutanti e Festivalit ishte  këngëtari Amar Shabani I cili u paraqit me këngën “Festa ime”.

Kontrolloni gjithashtu

Arrestohet një i dyshuar për dhënie ryshfeti

Më 8 nëntor 2024, zyrtarët e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë,  gjatë një …