Gabriel Escobar

Gabriel Escobar, kërkon nga Kosova e Serbia të zbatojnë detyrimet që i kanë arritur në dialog, veçmas themelimin e AKS-së

Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit dhe i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor i SHBA-së, Gabriel Escobar, ka bërë thirrje që Kosova dhe Serbia të zbatojnë detyrimet që i kanë arritur në dialog, ku një prej tyre siç pohon është themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. “Kuvendi i Kosovës ratifikoi Marrëveshjen e Brukselit dhe Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi që është e nevojshme themelimi i Asociacionit të Komunave Serbe, i cili e bën formimin një obligim ligjor të detyrueshëm për Kosovën”, ka deklaruar ai në një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve, Tanjug. I pyetur nëse ka aktivitete diplomatike amerikane për këtë çështje, Escobar thotë se ka “një partneritet të plotë me kolegët nga BE-ja”. Ai mbështet propozimin franko-gjerman për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Shton se detajet e propozimit janë duke u diskutuar në kuadër të dialogut të BE-së. Escobar nuk planifikon ndonjë vizitë së shpejti në Prishtinë ose Beograd.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …