Kryeministri, Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, sërish në mbrojtje të projektit të Portit të Durrësit, i cili kontestohet nga Sali Berisha e Ilir Meta

Kryeministri  i Shqipërisë, Edi Rama, sërish ngul këmbë kjo është kontrata më e mirë që ka siguruar ndonjëherë shteti shqiptar, për Portin e Durrësit duke u bërë ortak me 33% në një investim të huaj, gjë që nuk ka ndodhur kurrë më parë. Pas sulmeve që bën ndër rreshta për opozitën dhe disa nag  mediat, duket se Rama do e vazhdojë debatin, kësaj here edhe vetë. Ai shtoi se do të marrë pjesë vetë në seancën e radhës në Kuvend për të treguar të vërtetën e tij. Ai ka shkruar me këtë rast: çfarë s’po na dëgjojnë veshët për një prej kompanive më prestigjoze të Lindjes së Mesme dhe një prej investitorëve më të vlerësuar në industrinë globale të turizmit, që është fat, nder dhe mundësi e paçmuar t’i angazhojmë si partnerë të shtetit në Durrës! Në një harmoni fatale të injorancës me ligësinë, motivuar prej urrejtjes politike si mishërim i mallkimit që e përndjek këtë vend në rrugën e shtetbërjes qysh prej 1912, ka plasur e dalë rrugëve një llum i pashoq akuzash mbi gjysëm të vërteta që janë edhe gënjeshtrat më të mëdha!Investimi më i madh i huaj në rajon,që do të transformojë Durrësin e Shqipërinë dhe do impaktojë drejtëpërdrejtë ekonominë kombëtare, trajtohet si aferë katundi për pula, ndërsa kontrata më gjatë e negociuar e shtetit shqiptar me një palë tjetër, lexohet si defter hallvaxhinjsh, ka shkruar Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …