Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka konstatuar se buxheti i miratuar në lexim të parë nuk është buxhet që zhvillon vendin ekonomikisht. Ai shprehet skeptik sa i përket shpenzimit të buxhetit për vitin e ardhshëm, që në vlerë totale është 3 miliardë e 212 milionë euro. Qeveria në vitit 2022 nuk ka qenë e gatshme të realizojë buxhetin e vetë, e njësoj pritet të veprohet edhe më 2023. Lushtaku dyshën edhe sa i përket zbatimit të Ligjit të Pagave, që pritet tash e sa të dërgohet në Kuvend. “E kemi pasur premtim nga Lëvizja Vetëvendosje se do të miratohet dhe implementohet ky ligj dhe si i tillë nuk u bë dhe nuk mendoj që as viti 2023 do të jetë vit i implementimit të Ligjit për Pagat” Një çështje tjetër që e ka komentuar ai ligji për çmimet tavan për produktet bazë për të cilin ka thënë se është kundërkushtetues.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …