Qindra pjesëtarë të EULEX-it po bëjnë patrullime në veri të Kosovës, pasi rreth 600 policë nga pakica serbe dhanë dorëheqje për shkak të vendimit të Qeverisë Kurti për targat ilegale. 130 oficerët nga Polonia dhe Italia – të cilët po patrullojnë në tre komuna ku nuk ka prezencë policore lokale – nuk kanë fuqi arrestimi, por BE-ja dëshiron që prania e tyre të mbushë vakuumin e sigurisë. ”Për momentin, ne duhet vetëm të monitorojmë situatën sepse…situata është ende e ndjeshme”, tha për Reuters Mariano Bastanza, komandanti i 25 karabinierëve italianë që mbërritën për të përforcuar kolegët e tyre polakë. BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara po përpiqen të gjejnë një zgjidhje para të hënës, kur pritet të fillojë gjobitja e atyre që mbajnë targa ilegale.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …