leoni

Rritje e ndjeshme e dërgesave të parave të mërgimtarëve në Kosovë

Nga të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës mësohet se këtë vit ka pasur një rritje të ndjeshme të shumës së parave që mërgimtarët ju kanë dërguar familjarëve të tyre në Kosovë. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës mësohet se gjatë nëntë mujorit të parë të 2022-së, diaspora ka dërguar 54 milion e 400 mijë euro më shumë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Gjatë vitit 2021, diaspora ka dërguar 1 miliard e 143 milionë euro në vendin tonë. Sipas kanaleve të dërgimit, Banka Qendrore e Kosovës njofton se, 526.1 milionë euro janë transferuar me anë të agjencive të dërgesave të parëve, kurse pjesa tjetër me anë të bankave komerciale dhe kanaleve alternative. Afër 40 për qind e këtyre mjeteve, dërgohen nga mërgimtarët tonë nga Gjermania, rreth 18 për qind nga Zvicra, afër 9 për qind nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe rreth 30 për qind nga shtete tjera, ku jetojnë dhe punojnë qindra mijëra mërgimtar tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament

Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …