Prodhuesit kanë kërkuar nga Qeveria Kurti që të ofroj ndihmë konkrete e jo fjalë të kota. Pronari i kompanisë “Frutex”, Shaqir Palushi për Ekonomia Online ka thënë se viti 2022 ka qenë më i rëndi për shkak të rrethanave të krijuara kudo në botë. Ai më tej ka thënë se çdo javë po përballen me mungesë të energjisë elektrike si dhe rritjen e vazhdueshme të lëndës së parë. Ai ka theksuar më tutje se deri më tani nuk kanë pasur mbështetje nga Qeveria përveç deklaratave, duke kërkuar subvencionimin e eksportit, pra duke paguar tatimin në fitim për pjesën që eksportohet. Edhe pronari i kompanisë “Meka Halal Food”, Burim Piraj, tka thënë se kanë probleme me çmime të larta të lëndës së parë dhe mungesë të energjisë elektrike. “Ne kemi edhe ato probleme të brendshme sidomos ballafaqimin me çmime të larta të lëndës së parë dhe mungesë të energjisë elektrike sepse ajo po na shkakton edhe harxhime shtesë. Po kemi probleme edhe me thëngjillin sepse çmimi është jashtëzakonisht i lartë” ka deklaruar ndërmarrësi, Burim Piraj.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …