Kryeministri, Albin Kurti udhëton sot për në Bruksel ku do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq. Zëdhënsi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka njoftuar se takimi mes tyre do të zhvillohet, të hënën, më 21 nëntor. Takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq pritet të ndodhë në ditën kur sipas planit të Qeverisë parashihet të nis zbatimi i fazës së dytë për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe, e cila parasheh gjobë prej 150 euro. Dukwe folur për pritjet e tij për rezultatet e këtij takimi, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është cituar të ketë thënë se nuk është optimist se do të arrihet ndonjë rezultat.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …