leoni

Reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar përmbytje në shumë zona në Kosovë dhe Shqipëri

Reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar përmbytje në disa zona. Zona më e prekur është ajo e dukagjinit nga ku njoftohet për përmbytje të shumta. Qytetet më të prekura janë Peja, Burimi dhe qyteza e Junikut, ku shum[ rrugë të qytetit janë të vërshuari nga uji. Reshjet e mëdha të shiut kanë bërë që uji të dal nga shtrati i lumenjve dhe të shkaktoj vështirësi nëpër shtëpitë dhe lokalet afër tyre. Edhe nga qyteti i Mitrovicës njoftohet për dalje të ujit nga shtrati i tij. Me vështirësi të tilla po përballen edhe disa qytete në Shqipëri. Për shkak të reshjeve të mëdha të shiut, zona e nën Shkodrës, mandej ajo e Lezhës, janë duke u ballafaquar me problemet e shkaktuara nga dalja e ujit nga shtrati i lumenjve. Edhe qytetet në pjesën e mesme dhe jugore të Shqipërisë po ballafaqohen me vështirësi të tilla. Probleme më të theksuara ka zona e Lushnjës, Fierit dhe Vlorës. Raportohet se edhe në zonën e Beratit ka dalje të ujit nga shtrati i lumit. Për të parë situatën nga afër, atje ka dalë në terren, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi me bashkëpunëtor dhe janë duke analizuar situatën për të ndërmarr masa adekuate dhe sa më të shpejta për të ndihmuar banorët të cilët përballem me vështirësi më të mëdha.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …