KRU “Prishtina” njofton se për shkak të vërshimeve, janë detyruar ta ndërprenë furnizimin e rregullt me ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për shkak të vërshimeve, janë detyruar ta ndërprenë furnizimin e rregullt me ujë në disa pjesë. Pezullimi i furnizimit me ujë të pijshëm është bërë për shkak të reshjeve të dendura atmosferike të cilat kanë bërë të pamundur trajtimin e ujit në Shkabaj, sepse uji është jashtë çdo standardi me të cilin mund të trajtohet në Impiant. “Si pasojë e kësaj, Lagja Kalabria një pjesë, Zona Industriale, Fushë Kosova, mbetet pa furnizim me ujë duke filluar nga ora 10:00 dhe do zgjasë deri në përmirësimin e situatës me turbullirë e në të njëjtën kohë çrregullime të furnizimit me ujë do të ketë edhe komuna e Drenasit. Kjo gjendje ka ardhur për shkak të moskryerjes së punëve nga NH  Ibër Lepenc në kanal, zotim për të cilin kishin marrë edhe në të gjitha takimet me aktorët kyç në sektor të ujit, por të njëjtit nuk kanë mbajtur konfirmimet kontraktuale” thuhet në njoftimin e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …