Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se reshjet e shiut do të vazhdojnë deri më 21 nëntor. Në njoftimin e postuar ditë më parë, thuhej se reshjet e shiut të cilat kanë filluar me 18 nëntor, pritet që të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim, të cilat do të shtohen gjatë pasdites së shtune datë 19/11/2022 deri të hënën me datë 21/11/2022 me intensitet dhe shtrirje të ndryshme territoriale. “Më të theksuara do të jenë nëpër disa pjesë të Kosovës, sidomos në Dukagjin (Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë, Istog, Klinë, Malishevë, Rahovec), pastaj pjesa Veriore, qendrore, jugore edhe ajo lindore e vendit. Këto reshje mund të krijojnë kushte për vërshime të shpejta, (efekti flash flood), të cilët mund të shkaktojnë vështirësi dhe probleme, sidomos tek rrjedhat lumore me karakter malorë në formë të rrëkeve të shpejta, duke shkaktuar rrëshqitje të dheut, mbyllje të sistemit të kanalizimeve dhe vështirësi në qarkullim” thuhej në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …