Gjatë qëndrimit në Prishtinë zyrtarët e lartë të Kroacisë u pritën në takim edhe nga ministri, Haki Demolli

Gjatë qëndrimit në Prishtinë zyrtarët e lartë të Kroacisë u pritën në takim edhe nga ministri, Haki Demolli

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, delgacioni i Kroacisë i udhëhequr nga nga ministri i Veteranëve të këtij shteti Tomo Medved si dhe ministri i Kulturës, Zlatan Hasanbegoviq, u pritën në takim edhe nga ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli. Ai e njoftoi delegacionin nga Austria me të arriturat e përgjithshme të FSK-së, bashkëpunimin shumë të ngushtë me Ministrinë e Mbrojtjes të Kroacisë, me theks të veçantë mbështetjen që Republika e Kroacisë po jep në drejtim të anëtarësimit të Kosovës në iniciativa rajonale dhe ndërkombëtare si dhe në aspekte të tjera. Ministri, Haki demolli shtoi më tutje se Kosovën dhe Kroacinë i mban afër historia e ngjashme, gjithashtu diaspora shqiptare në Kroaci si dhe minoriteti kroat që jeton në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj takohet me Hysni Gucatin: Shteti i Kosovës është i ndërtuar mbi sakrificën e UÇK-së

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur kryetarin e Organizatës së …