leoni

Sibel Halimi

Halimi: Qeveria Kurti është pa ministër të Shëndetësisë tash e 45 ditë

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi ka tërhequr vërejtjen se gjatë Qeverisë Kurti, vendi ynë nuk ka pasur ministër të Shëndetësisë për tre muaj. “Qeveria Kurti është pa ministër të Shëndetësisë tash e 45 ditë. Por, kjo s’është hera e parë që kjo pozitë u la bosh. Qeveria Kurti ishte pa ministër të Shëndetësisë edhe 45 ditë tjera në vjeshtën e vitit të kaluar. Pra, 90 ditë Qeveria Kurti s’ka pasur ministër për dikasterin më problematik dhe që prek direkt qytetarët e vendit. Kryeministri sorollatet poshtë-e-përpjetë nëpër Evropë, e këtë vit 191 mjekë kanë ikur nga Kosova, atdheu i tyre. Shëndetësisë publike – pra, ajo shëndetësi që na takon të gjithëve, ajo shëndetësi e njerëzve që s’janë të pasur – i rrezikohet ekzistenca. S’ka rritje të pagës për mjekët që kanë mbetur, që nënkupton se ka heqje dorë nga luftimi i motivit të tyre për të ikur. As Ligji i Pagave s’duket kurrkund në horizont. S’mungojnë veç ministri e mjekët, por edhe barnat esenciale” theksoi mes tjerash, zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …