leoni

Ukraina ka alarmuar se ushtria e Rusisë ka bombarduar centralin bërthamor të Zaporizhzhia

Autoritetet ukrainase kanë alarmuar se gjatë mëngjesit të sotëm, ushtria e Rusisë ka bombarduar centralin bërthamor të Zaporizhia. Firma e energjisë bërthamore e Ukrainës “Energoatom” ka tërhequr vërejtjen se Rusia edhe një herë po vë në rrezik të gjithë botën duke goditur objektet e centralit bërthamor të Zaporizhias të infrastrukturës të paktën 12 herë në mëngjes. Mediet ndërkombëtare citojnë kompaninë “Energoatom” të ketë njoftuar se sulmet e sotme të ushtrisë së Rusisë kanë shënjestuar dhe çaktivizuar saktësisht infrastrukturën që ishte e nevojshme për rifillimin e njësisë së 5-të dhe të 6-të të energjisë dhe rivendosjen e prodhimit të energjisë për nevojat e Ukrainës.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë mbahet mesha për Ditën e Pashkëve për besimtarët katolikë

Sot në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, duke filluar në ora 11.00 mbahet mesha …