leoni

Kryetari Kastrati në teren për të pa nga afër situatën e krijuar pas reshjeve të shiut që po vazhdoj të bien

Kryetari i komunës së Malishevës Ekrem Kastrati, në krye të detyrës e pranë qytetarëve në këto ditë jo të lehta që e kanë kapluar komunën e Malishevës si pasojë e vërshimeve. Kryetari Kastrati ishte në teren për të pa nga afër situatën e krijuar pas reshjeve të shiut që po vazhdoj të bien. Ai me këtë rast tha se vërshimet si një fenomen natyror që janë, me vështirësi menaxhohen, jo vetëm në Malishevë por kudo në botë, dhe për këtë fakt ne kërkojmë mirëkuptim qytetar, dhe shpresojmë që dëmet të jenë sa më të vogla. Mirënjohje pa fund për bashkëpunëtorët e qeverisjes sonë komunale, trupat emergjente, institucionet shëndetësore, policinë këtu në Malishevë, operatorët ekonomikë dhe gjithë vullnetarët që po bëjnë të pa mundurën që akset rrugore të jenë të kalueshme dhe qytetarët të marrin shërbimet e nevojshme.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, rrugë dhe pemë

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …