Kurti: Nuk ka dyshim që fëmijët janë pjesa më e rëndësishme e secilës shoqëri

Me rastin e Ditës Botërore për të Drejtat e Fëmijëve, sot u mbajt takimi i Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve. Gjatë fjalës së tij në këtë takim, kryeministri, Albin Kurti theksoi se nuk ka dyshim që fëmijët janë pjesa më e rëndësishme e secilës shoqëri, përfshirë shoqërinë tonë. “Janë fëmijët e sotëm ata që nesër do të ndërtojnë institucione të reja e do ta zhvillojnë e përparojnë vendin tonë” theksoi kryeministri, Albin Kurti. Ai shtoi më tutje se po vazhdojmë të investojmë mundin, kohën, energjinë dhe burimet, në të gjitha aspektet ku fëmijët kanë nevojë, për t’u rritur të shëndetshëm e të lumtur, për zhvillimin në fëmijëri të hershme, për mbrojtje, mos diskriminim, me pjesëmarrje e fuqizim. Kryeministri, Albin Kurti uroi fëmijëve Ditën Botërore për të drejtat e tyre, duke shtuar se kjo ditë është gjithashtu një thirrje për të ripërqendruar vëmendjen te fëmijët dhe për të punuar së bashku për të tashmen e të ardhmen e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli kritikon qasjen e LDK-së: Hezitimi për formimin e institucioneve është i gabuar

Hulumtuesi i KDI, Eugen Cakolli, ka kritikuar qëndrimin hezitues të LDK në raport me formimin …