leoni

Albert Z. ZHOLI

Albert Z. ZHOLI: Panairi i librit si festë

Panairi i librit ka vite tashmë që është kthyer në një festë të madhe për botuesit, lexuesit dhe për librin shqip në përgjithësi. Gjatë gjithë vitit për mëse 25 vjet punohet maksimalisht nga industria e shtypshkrimit, autorët, përkthyesit, redaktorët, dhe entet botuese në mënyrë që vitrinat e librit të jenë plot dhe me tituj të larmishëm, teksa lexuesi pret surprizat. Por duhet theksuar se ajo në radhë të parë mbetet festa e botuesit, sepse aty kurorëzohet puna dhe mundi i tij përgjatë një viti. Në një treg relativisht të vogël si ky i yni, botuesi duhet vlerësuar, sepse po mundohet të rrisë në mënyrë cilësore editimin, duke shtuar larmishmërinë e botimeve, për të sjellë shpejt në shqip tituj që sapo janë botuar nëpër botë, duke rritur standardet e redaktimit, dizanjit, por dhe duke mbajtur çmime relativisht konkurruese në treg.

Çfarë tregon Panairi i 25-të i librit?

Ky Panair ka sjellë një gamë të madhe librash të rinj ku dominon libri i huaj. Edhe pse është rritur numri i shtëpive botuese shqiptare libri me autorë të huaj bën ligjin në Panair. Pas mbylljes së shtëpive botuese shtetërore si “8 Nëntori” dhe “ Naim Frashëri” (të cilat botonin kryesisht autorë shqiptarë) si dhe të dhënies fund të monopolit shtetëror mbi tipografitë e shtypjes së librave, dolën në dritë shtëpitë e para botuese private, të cilat në vitin. 1993 themeluan lidhjen e Botuesve Shqiptarë me 10 anëtarë themelues, ku spikatin emra si,”AlbInform”, “Dituria”, “Toena”,”Uegen”, etj, emra të cilët vazhdojnë edhe sot aktivitetin e tyre botues. Krahas këtyre janë hapur edhe një numër i madh shtëpish botuese të tjera, me makineri shtypi moderrne.   Por dhe pse është rritur numri i shtëpive botuese, dhe pse ato janë modernizuar, sërish botimet e disa autorëve apo botuesve vlejnë për të dëshiruar. Por përpos problemeve  shihet se këtë vit  është rritur botimi i zhanreve të rëndësishëm letrarë, si letërsisë historike, politike, sociologjike dhe asaj shkencore. Njëkohësisht tentohet pas librave me përmbajtje erotike, gjysmë pornografike apo policeske që kërkohen. Botime poezish ku plotësohen kërkesat dhe shijet e lexuesit.

Fokusi te Rilindasit

Këtë Panair po mëshohet tek lexuesi shqiptar kryesisht për Rilindësit. Ishin ata, që hodhën bazat e letërsisë shqiptare. Në çdo Panair shikohet propaganda dhe nxitja e lexuesve drejt këtyre autorëve që kanë sjellë frymën atdhetare në letërsinë shqiptare. Korifenjtë e Rilindjes Shqiptare, duke filluar me 3 vëllezërit Frashëri dhe duke vazhduar me De Radën, Gavril Darën, Thimi Mitkon, Asdrenin, për të vazhduar më pas me Pashko Vasën, Gjergj Fishtën, Çajupin, duke vijuar me autorët e periudhës së Pavarësisë, thuajse janë kryesore në stendat e shtëpive botuese. Sigurisht ata janë, tek ai vend që meritojnë,  me atë reklamë që ju detyrohemi jo me atë rëndësi që ata duhet të kenë si udhërrëfyes të letërsisë së mirëfilltë shqiptare. Ata nuk duhet të harrohen dhe koha duhet t’i lartësojë…

Vëmendja e lexuesve tek Shtëpitë Botuese më të preferuara në Panairin e 25-të

Bota Shqiptare

 “Morava”,

-“Argeta LMG”

-“Toena”

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …