Zeni Bilimani: Tri poezi

ZENI BILIMANI: U RRITËM DHE U POQËM SHPEJT?!

Ne brezi ynë, i epokës të socializmit,

Nuk u plakëm, -jo, jo, s’plakemi kurrë!…

Ah! U poqëm shpejt, nga malli i zjarrtë,

Pa dallim kush jemi, çfarë bëmë,

qofshim gra, apo burra!

 

Ecëm këmbë zbathur, në tokën tonë,

Të pathyeshëm,

Të pakthyeshëm qëndruam! 

 

Veç përpara, shqiptarisht,

krenarisht betejave të luftës dhe të punës

  marshuam!…

 

Kokën e mbajtëm lart, Askujt,

lëmoshë s’i kërkuam, si qyqarë 

dhe si qyqare, jo, s’vajtuam!

 

Tokat dhe malet tona,

i punuam, i zbukuruam.

Flokët “ndoshta”, na janë thinjur,

por, gjithnjë, në zemra tona:

 

Dashurinë për punën, për njerinë,

Për Nënë Shqipërinë

dhe sykaltrinë lirinë. 

 

Vlerat më të larta kombëtare të kuqe Çlirimtare,

Gjuhën,

Flamurin,

Identitetin,

Kufijtë,

të paprekura i ruajmë.

12 Nëntor, 2022

 

SHQIPTAR KISHE LUFTUAR DHE MË PARË

 

Shqiptar, kishe luftuar edhe  me parë,

Po, për vete çfarë fitove,

Vdekje, gjëma, varre.

A e mbanë mend,

Si u vërsule mbi Vlorë,

 

Me ca pushkë e sëpata në dorë,

A e mban mend xha Selam,

-Plak njeri, tmerrin ua bëri ushtrisë

 nga një perandor-horr!

 

Gjak e gjë, ti nuk kurseve,

Por, luftove, armikun e theve,

Gjersa, jashtë ujkonjën e nxore, nuk u theve. 

Shqipërinë e çlirove, nderin Nënës, ia ktheve.

 

Por, më kot, se, nuk të lanë,

Lirinë, dot se gëzove,

Ah! Gjakun e derdhe kot,

S’pate udhëheqje të del zot!

Se, në dorë ia le, fatin Parësisë.

 

Parësisë, që të shitën tokat,

Në Europë të syrgjynosën… , 

Në kazamate të burgosën, në Kuvend të përçanë. 

Parësisë, që gjakun të pinte pas shpinës!… 

 

Përsëri armiqtë të sulmuan, pamëshirë të vranë…

Derdhe djersën, gjakun. 

Po, vallë si shpërblim ç’të dhanë?

 

Një monarki kusarie, kundër-vegjëlie,

Sa mundi dhe shumë të vodhi, të copëtoi vatan!

Shqiptar, ti nuk dije apo fati s’të eci,

Aq mynxyra të ranë, nga historia,

 ç’të gjeti?!

 

Ahmet Zogu, qe nga Mati,

Serbia të solli “peshqesh” një palo hajdut, një kriminel mbreti. 

Rreth pallatit, mbante spiunët, llaskucët, Tradhtarë,

në pushtet erdhën katilat…

 

Zhvatën, plaçkitën, 

S’ lanë gjë, pa përlarë,

U shkund dhe Banka Kombëtare?!!! 

S’ mbeti asgjë për të tjerë, 

Me tradhti, pa nder.

 

U majmën, agallarë dhe bejlerë. 

Ra demokraci e parë popullore,

Me Qemalin, Nolin, Prishtinën, Rustemin,

Currin, Gurakuqin, 

-Yje Çlirimtarë!

 

Pastaj, Musolinit fashist,

Iu drejtuan si vëlla?!!!

Vazhdonte të mbijetonte,

Si qeni në strofull, 

Kjo klikë hajdute mizore.

 

Shqipërinë e lëshuan me qera,

Si tokë pa zot, 7 Prill tridhjetë e nëntë!… 

Frynte erë dhe stuhi, Skelat atdhe t’u nxinë,

Fashizmi, me çizmen e përgjakur, zbriti në Shqipëri.

 

Popullin, donte ta gënjente,

Me lajka, me dinakëri dhelpëri.

Se ç’u hapë, Lëvizje e madhe,

Që nga jugu, në veri.

 

Po vinte Nëntori i Tretë,

I kuq, si gjaku, do të hynte në histori.

Nga gocat partizane,

Nga djelmoshat partizanë. 

 

Të udhëhequr nga strateg, Enveri,

Të edukuar, si Shqiponja

Si Shqipo revolucionarë,

Nga e shtrenjta, jona Parti.

 

O ju kombëtarë, (Nacionalistë), 

Ejani, të bashkohemi!

Të luftojmë, pushtuesin!

Jeni, o s’ jeni, komunistë?!

 

Për regjimin, që do ta kemi:

 

Populli le të vendosë,

Duam të jetojmë, në Shqipërinë e lirë,

Atdheun e kemi në robëri, Ne, s’duam të bëjmë sehire.

18 Nëntor, 2022

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …