Albin Kurti e Aleksandër Vuçiq, nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje faktike për targat e automjeteve të pronarëve serbë

Albin Kurti e Aleksandër Vuçiq, nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje faktike për targat e automjeteve të pronarëve serbë

Nga Brukseli bëhet e ditur se në takimin shumë-orësh, të mbajtur sot në Bruksel nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, nuk është arritur  ndonjë marrëveshje për çështjen e targave të automjeteve të pronarëve serbë. Vuçiqi ka dalë nga takimi trepalësh duke njoftuar deklaruar se nuk  kemi arritur absolutisht asnjë marrëveshje”. Por, sipas tij, është arritur njëfarë pajtimi për një gjë. Ne do t’i dëgjojmë këshillat dhe kërkesat e përfaqësuesit të lartë, Borrell. Ai ka kërkuar që zyrtarët e Kosovës  të mos shqiptojnë gjoba,  e nga  ne është kërkuar të mos të lëshojmë targa të reja KM – dhe ne jemi pajtuar ta respektojmë këtë. Do të shohim se çfarë do të bëjë pala tjetër, ka thënë Vuçiq. Fokusi i takimit urgjent ishte gjetja e një dalje nga kriza aktuale dhe shmangia e çdo përshkallëzimi dhe tensioni të mëtejshëm në terren, thuhet në njoftimin e BE-së.

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …