Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se së bashku me emisarin Lajcak kanë bërë një propozim për targat, të cilin e ka pranuar kryetari serb, Vuçiq por jo edhe Kryeministri, Albin Kurti. Borrell njofton se nuk është arritur asnjë marrëveshje pas rreth 7 orësh. Të dyja palët nuk u pajtuan për një zgjidhje. BE-ja ka bërë një propozim, por nuk e ka pranuar, Albin Kurti. Për hir të transparencës, më duhet të them se ne e dhamë një propozim që do të mund të evitonte këtë situatë të rrezikshme, që kryetari i Serbisë Vuciq e pranoi por Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk e pranoi, tha Borrell. Unë presë nga Kosova që menjëherë të pezullojë gjobat në lidhje me riregjistrimin e targave dhe Serbinë që të pezullojë menjëherë lëshimin e targave KM. Ky ishte propozimi, i cili nuk u pranua”. Borrell ka thënë se nuk mund të shërbejë “sundimi i ligjit” si pretekst për eskalim të situatës.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …