leoni

Komuna e Malishevës po e manaxhon me sukses situatën pas vërshimeve

Pas uljes së intensitetit të reshjeve edhe situata është më e qetë gjatë ditës së sotme në Komunën e Malishevës. Ekipet komunale, në krye me kryetarin e Komunës, z.Ekrem Kastrati, gjatë dy ditëve kanë qëndruar në terren dhe afër qytetarëve, duke intervenuar në vendet ku ka pasur më shumë shqetësime për shkak të rritjes së nivelit të ujit. Po ashtu edhe të gjitha njësitë përgjegjëse, si Policia e Kosovës, njësia e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit dhe njësia e Urgjencës, kanë qenë dhe janë në krye të detyrës, duke ofruar të gjitha shërbimet e nevojshme emergjente për qytetarët. Gjatë dy ditëve të kaluara, si pasojë e erërave të fuqishme dhe shiut të rrëmbyeshëm, janë shkaktuar disa dëme të cilat do të vlerësohen nga komisionet përkatëse komunale. Përndryshe, në asnjë rast nuk është shënuar ndonjë incident apo rrezikim i jetës së qytetarëve. Ekipet përgjegjëse komunale, vazhdojnë të jenë në gatishmëri të plotë dhe situata është duke u monitoruar në vazhdimësi. Aktualisht, vetëm rruga Mirushë-Gurbardh është e pakalueshme, pasi ura mbi liqenin në Mirushë, vazhdon të jetë e mbuluar nga uji. Kështu është bërë e ditur sot nga drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Shqipron Shala, pas inspektimit të gjendjes në terren.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe bazen uji

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …