Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një postimi iu ka përgjigjur akuzave të opozitës për vjedhje të energjisë elektrike. Pjesëtarë militantë të opozitës kanë deklaruar se Rama shet energji me çmim më të ulet se ajo që blen. Edi Rama ka theksuar me këtë rast se më shumë se kushdo është hajduti që bërtet kapeni hajdutin dhe këta njerëz kanë vjedhur aq shumë sa veç vjedhje shohin pas çdo gjëje. Si është e mundur që sa gdhihen e deri kur ngrysen bërtasin veç “Vjedhje! Vjedhje! Vjedhje”?! Sepse më shumë se kushdo është hajduti që bërtet, kapeni hajdutin dhe këta kanë vjedhur aq shumë sa veç vjedhje shohin pas çdo gjëje!
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …