Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott është shprehur i zhgënjyer për mosarritjen e një marrëveshjeje për çështjen e targave të automjeteve, në takimin mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarit serb, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel. Është zhgënjyese që nuk është arritur asnjë marrëveshje. Situata aktuale paraqet rrezik për sigurinë dhe jetesën e njerëzve të zakonshëm në Kosovë dhe largon vëmendjen nga misioni i qeverisë për ta përmirësuar jetën e tyre. Të gjitha palët duhet t’i shmangin veprimet që mund të çojnë në një përshkallëzim të tensionit ose të shkaktojnë kërcënime për sigurinë”, shkroi Abbott.
Ai saktësoi se nevojitet urgjentisht të bëhet përparim drejt një marrëveshjeje normalizimi që do t’i shmangte mosmarrëveshjet për çështjet si targat.