leoni

Kryetari Kastrati ka dalë në terren për të pa nga afër dëmet të cilat janë shkaktuar nga vërshimet

Kryetari i komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati me bashkëpunëtor, ka dalë në terren për të pa nga afër dëmet të cilat janë shkaktuar nga të reshurat e fundit të shiut. Kryetari Kastrati me këtë rast ka thënë se, gjithnjë krah qytetarëve, fermerëve, bizneseve dhe të gatshëm për sanimin e menjëhershëm të dëmeve që kanë shkaktuar vërshimet në territorin e Komunës së Malishevës. Konform mandatit që kemi, sa më parë që të jetë e mundur do t’i adresojmë të gjitha kërkesat që vijnë nga palët që janë prekur nga kjo situatë, ndërsa akset rrugore që janë dëmtuar tashmë veç kemi filluar ti sanojmë përmes kompanive të kontraktuara nga Komuna. Komisioni Komunal për vlerësimin e këtyre dëmeve tashmë është duke qëndruar në teren për të parë nga afër dhe për të vlerësuar shkallën e dëmeve që janë shkaktuar në gjithë komunën e Malishevës gjatë këtyre ditëve të vërshimeve, ka thënë kryetari Kastrati.

Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz në këmbë, ambiente të jashtme dhe pemë

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …