leoni

Edhe këtë vit Komuna e Skenderajt organizon Festivalin Folklorik Gjithëkombëtar “Rapsodia Shqiptare Skenderaj 2022”

Edhe këtë vit Komuna e Skenderajt organizon aktivitetin më të madh kulturor: Festivali Folklorik Gjithëkombëtar “Rapsodia Shqiptare Skenderaj 2022”, ku për tri net më radhë (26, 27 dhe 28 nëntor), në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina”, do të marrin pjesë mbi 45 rapsodë, këngëtarë e grupe folklorike, në garën për çmimin kryesor të festivalit. Ky aktivitet organizohet për nderë të 28 Nëntorit, një datë historike e popullit shqiptar, kurse figurë kryesore e festivalit është heroi ynë kombëtar Hamëz Jashari. Ky festival tradicional ka edhe karakter argëtues, ku publikut të pranishëm i ofrohen këngë nga thesari folklorik i të gjitha trojeve shqiptare.

Kontrolloni gjithashtu

Të mërkurën Promovohet monografia, kushtuar veprimtarit atdhetar, Mustafë Rexhepi

Komuna e Ferizajt ka njoftuar se me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit …