Arbërie Nagavci i thërret mësimdhënësit që vaksinohen në mënyrë që mësimi të mund të nis në shtator

Ministrja, Arbërie Nagavci, ka kryer veprën penale, Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka refuzuar kërkesën e ministres së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci për hedhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave, në rastin ku ajo aktualisht po akuzohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Më 21 mars të  vitit 2018 gjatë mbajtjes së seancës në Kuvendin e Kosovës në të cilën ishte hedhur gaz lotsjellës, gjatë kontrollimit nga policia asaj i ishte gjetur një sprej ngjyrë e gjelbër me pjesë spërkatëse të zezë. Sipas vendimit të siguruar nga “Betimi për Drejtësi” është thënë se gjykata ka konsideruar se kërkesa e të pandehurës Nagavci për hedhje të aktakuzës nuk është e mbështetur në asnjë provë dhe nuk mund të merret vendim për hedhje të aktakuzës. Po ashtu, sipas këtij vendimi Gjykata Themelore në Prishtinë ka kërkuar nga prokuroria nëse ekzistojnë prova të tjera që do të mund të administroheshin në këtë çështje, të parashtrohen, në mënyrë që të sqarohen rrethanat lidhur me kryerjen e veprës penale të parashtruar me aktakuzën e prokurorisë. Për të njëjtat vepra penale akuzohen edhe ministra të tjerë të Qeverisë Kurti  dhe deputetë bashkë me kryetari e Kuvendit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …