Pas dështimit të arritjes së një marrëveshje për targat në Bruksel të martën ka reaguar edhe ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot. Ai ka thënë se vendi i tij shpreh keqardhje që nuk është arritur një marrëveshje, duke i bërë thirrje palëve, veçanërisht Kosovës, të pranojnë propozimin e përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell për targat. Franca shpreh keqardhje për mungesën e një marrëveshjeje ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, pas takimit të 21 nëntorit në Bruksel, nën ndërmjetësimin e përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell. Ajo i bashkohet thirrjeve të Bashkimit Evropian për të shmangur çdo veprim të njëanshëm që mund të nxisë tensionet. Ai u kërkon të dyja palëve dhe në veçanti Kosovës, ta pranojnë propozimin e kompromisit të formuluar nga Bashkimi Europian”, ka shkruar, Olivier Guerot. Po ashtu, ai ka thënë se Franca mbështet plotësisht ndërmjetësimin e BE-së, ndërsa ka kërkuar edhe formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …