Shoqata “Labëria”, “Nderi i Kombit” dega Tiranë, ju fton në promovimin e librit “Shqipëria dhe çështja e kufijve shqiptaro- grek” me autor Nuçi Kotta, djali ish-Kryeministrit Koço Kotta. (, Koço Kotta në vitin 1926 firmosi për ndërtimin e burgut të Burrelit dhe në vitin 1945 KGB sovjetike e kapi në Selanik ku shteti komunist e burgosi në atë burg që ndërtoi vetë (u burgos në vitin 1946). Temën e librit Nuçi Kotta e mbrojti me notën shkëlqyer në Universitetin e Sorbonës. Dhe pse komunizmi i pushkatoi babanë Nuçi në libër hedh tre ide: Lufta nacionalçlirimtare ishte lufta më e drejtë e popullit shqiptar, pasi shpëtoi copëtimin e Shqipërisë. 2-Përmbysje e komunizmit të mos bëhet me diversantë por me ndërgjegjësimin e popullit me votë, pasi bandat sjellin vëllavrasje. 3- Shteti komunist i ka respektuar në maksimum të drejtat e minoritetit grek. ( Ky libër doli në dritë, nën kujdesin e pinjollit të familjes Kota, z. Harallamb Kota). Promovimi do të zhvillohet në datën, 28 Maj, (e shtunë), ora 11:00 në Akademinë e Shkencave. Moderator : Albert Zholi. Diskutojnë:
– Prof. Ago Nezha -Prof. Lush Susaj
– Prof. Bardhosh Gaçe -Prof. As. Zaho Golemi
– Prof. Sulejman Muça – Dr. Asllan Zemani
– Prof. As Bernard Zotaj – Bashkim Qeli-historian
– Pof. Kastriot Bezati – Hasan Hoxha- studiues