Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas shfuqizimit të vendimit nga ana e Qeverisë së Kosovës, e cila ua kthen pagat gjyqtarëve dhe prokurorëve ashtu siç i kishin para se t’i merrnin me rritje. Ramush Haradinaj, deklaroi se kryeministri, Albin Kurti ka goditur prokurorët dhe gjykatësit. Ftoj Kurtin që menjëherë të kthejë pagat e Prokurorëve dhe Gjyqtarëve në nivelin që kanë qenë, sepse mund të shkatërrohet nga brenda njëri prej segmenteve më të rëndësishëm të një shteti, sikur është drejtësia. Albin Kurti ka marrë mision shkatërrimin e shtetit. Pas shkaktimit të rrezikut në veri, ngecjes në dialog dhe prishjes me amerikanët, sot ka vendosur ta shkatërrojë edhe sistemin e drejtësisë. Me vendimin e qeverisë që të shfuqizohet vendimi im kur isha kryeministër, për rritjen e pagave për gjyqtarë dhe prokurorë, nga sot drejtësia do të punojë me paga të përgjysmuara. Prokurorët dhe Gjyqtarët që çdo ditë mbrojnë shtetin dhe drejtësinë, sot janë goditur nga Kryeministri i shkatërrimit, ka saktësuar, Ramush Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Në Ditën Forcës, dyert e kazermave të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë hapur për të gjithë qytetarët e vendit
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, në shënim të Ditës së Forcës …