U përurua fusha sportive në oborrin e Shkollës së Mesme të Lartë “12 Maji”

U përurua fusha sportive në oborrin e Shkollës së Mesme të Lartë “12 Maji”. Në ceremoninë e përurimit ishin të pranishëm kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, nënkryetari Fatmir Iska, kryetari i Këshillit të fshatit Beqë Shala, drejtori i shkollës Hasan Krasniqi, mësimdhënësit, nxënësit dhe qytetarë të shumtë. Rregullimi i kësaj fushe sportive u bë me bashkëfinancim të komunës së Rahovecit dhe Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK). Kësaj fushe sportive përveç se iu bë drenazhimi i duhur, ajo u shtrua edhe me bar sintetik, duke u bërë një fushë sportive me standarde të larta bashkëkohore.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti mbledhjen e 11-të të rregullt

Në seancën e sotme të Kuvendit Komunal të Vitisë, e njëmbëdhjeta me radhë, janë shqyrtuar …