“RAHOVECI DIGJITAL” – Harta Turistike e Rahovecit dhe Harta e Trashëgimisë Kulturore me QR CODE, udhërrëfyesi i ri i të gjithë turistëve që duan ta vizitojnë Rahovecin

 Tanimë po përmbushet edhe një zotim publik, lansimin e projektit: Harta Turistike e Rahovecit dhe Harta e Trashëgimisë Kulturore me QR CODE “RAHOVECI DIGJITAL”, i cili është projekti i radhës i zhvilluar nga Komuna e Rahovecit, tejet i nevojshëm për orientimin e vizitorëve të huaj në Rahovec dhe mundësi promovimi i potencialit turistik, të trashëgimisë kulturore dhe historike dhe vlerave të tjera, si dhe një hap i rëndësishëm për planifikimet e ardhshme në këto lëmi.

Në hartë janë të paraqitura:

– Informacioni kryesor i atraksioneve turistike në komunën e Rahovecit për t’u vizituar si dhe QR code (barkod);

–  Të përfshira janë: 108 objekte të propozuara nga Komuna e Rahovecit të ndara në:

*Atraksionet turistike, monumentet e trashëgimisë kulturore, historike dhe natyrore, me 46 objekte;

*Akomodim dhe Gastronomi, me 31 objekte;

*Veraritë dhe Bodrumet, me 17 objekte;

*Dyqanet dhe pikat e tjera, me 14 objekte;

Kryetari Latifi ka thënë se, harta është realizuar me programe bashkëkohore digjitale dhe hartografike, ku për këtë falënderoj përzemërsisht: “SHL KOSOVA” bashkëpunëtorët e mi, dy drejtoritë bartëse të këtij projekti: DEZHT dhe DKRS, ekspertin z. Idriz Shala, ekspertin z, Arben Shala, zyrtarët tanë nga zyra e IT -së, Rama Print, si dhe të gjithë ata që i dhanë shtysë kësaj nisme dhe koontribuuan në realizimin e këtij projekti! – Për të siguruar Hartën Turistike dhe atë të Trashëgimisë Kulturore Historike të  Rahovecit, mjafton të klikoni në linkun e mëposhtëm:

https://rahovecidigjital.com/

Harta mund të pasurohet tutje, andaj mirëpresim, idetë e reja, propozimet, këshillat dhe përshtypjet e juaja, ka thënë kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti mbledhjen e 11-të të rregullt

Në seancën e sotme të Kuvendit Komunal të Vitisë, e njëmbëdhjeta me radhë, janë shqyrtuar …