Gjykata Supreme e Mbretërisë së Bashkuar konstatoi të mërkurën se Skocia nuk mund të mbajë referendum të dytë për pavarësi, pa lejen e Qeverisë britanike. Ky vendim e kthen një hap prapa fushatën e Qeverisë skoceze që synonte të largohej nga Mbretëria e Bashkuar. Në vitin 2014, skocezët nuk pranuan t’i jepnin fund bashkimit më shumë se 300-vjeçar me Anglinë, duke votuar 55% kundër pavarësimit nga Mbretëria e Bashkuar në referendumin e mbajtur në atë kohë. Mirëpo, aktivistët që kërkojnë pavarësimin besojnë se referendumi do të kishte rezultate të tjera nëse mbahet sërish tani, dy vjet pas largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian, gjë që skocezët e kishin kundërshtuar. Qeveria gjysmë-autonome e Skocisë dëshironte të mbante referendum në tetor të vitit 2023 me pyetjen “A duhet të jetë Skocia vend i pavarur?”.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza
Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …