Kryenegociatori i Kosovës në bisedime me Serbinsë, Besnik Bislimi ka pranuar se nuk do të ketë gjoba për qytetarët serbë të cilët ngasin veturat me shenjat Kosova e Metohija, Kosovska Mitrovica e të tjera. Ai ka thënë se sipas marrëveshjes së Brukselit të propozuar nga shefi i BE-së Josep Borell Serbia do të pushojë së lëshuari tabela të regjistrimit me emërtimet serbe të qyteteve të Kosovës, ndërsa Kosova do të pushojë së vendosuri gjoba. Bislimi tha se tani pritet që të ftohen liderët për të diskutuar në lidhje me propozimin franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …