Në një shkrim në Twitter, Lajçak tha se të dy kryenegociatorët, kanë tregur angazhim kontruktiv në Bruksel. Po ashtu, shprehu mirënjohje për diplomacia amerikane për mbështetjen e vazhdueshme në dialog. “Falënderimet e mia sonte shkojnë në Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviqin për angazhimin e tyre konstruktiv. Dhe një falënderim të madh për Departamentin amerikan të Shtetit, dhe diplomacinë amerikane për mbështetjen e vazhdueshme në procesin e dialogut”, tha Lajçak. Të mërkurën, Kosova e Serbia arritën marrëveshje për çështjen e targave, ku Serbia s’do të lëshojë më targa KM e të tjera, ndërsa Kosova do të ndalojë masat që i kishte paraparë.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …