Kryeministri, Kurti

Kompromisin në bisedime me Serbinë në Bruksel, lidhur me targat e serbëve, Albin Kurti e quan koncesion të dobishëm

Kryeministri, Albin Kurti në seancën e sotme të Kuvendit  të Kosovës ka deklaruar  nuk është penduar që nuk e ka përfillur kërkesën e Amerikës  që ta shtyjë për 10 muaj zbatimin e vendimit të Qeverisë për zëvendësimit e targave ilegale të lëshuara nga Serbia. U bë më mirë me marrëveshjen e arritur të mërkurën mbrëma në Bruksel. Ai tha se marrëveshja mund të shihet edhe si koncesion, por ai beson se dobia ka qenë shumë e madhe dhe se nuk është cenuar kurrfarë substance e vendit. Është e vërtetë që po bëhet fjalë për një pjesë të vendit tonë, për veriun, por po bëhet po ashtu fjalë për një pjesë të Serbisë për qendrën e regjistrimit të automjeteve në Rashkë. A është koncesion? Po, mund të shihet edhe si koncesion. Për besë nuk kemi cenuar kurrfarë substance të vendit tonë, tha Kurti para deputetëve, duke pretenduar të paraqitet  i besueshëm, madje edhe duke u betuar para tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …