leoni

KPF në Ferizaj merr vendim që Rregullorja e Taksës të del në Kuvend

Këtë të enjte Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Xhavit Zariqi, ka mbledhur anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa për të diskutuar pikat e rendit të ditës që janë propozuar nga ekzekutivi komunal. Në këtë mbledhje drejtorja e Financave Sebahate Ajeti-Sadiku ju propozoi anëtarëve të këtij komiteti që Rregullorja për Taksat Komunale të miratohet. Sipas Sadikut , kjo rregullore është bërë në bashkëpunim me Bankën Botërore, si dhe ka përfunduar edhe procedurat e konsultimit publik. Ndërkaq drejtori i Drejtorisë së Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit, ka bërë propozim – vendim për këmbimin e pjesës së ngastrës kadastrale 499-0 dhe 760-0 Z.K. Dremjak, pronë private me pjesën e ngastrës kadastrale 501-0 Z.K.Dremjak, pronë e Komunës së Ferizajt. Murseli, ka bërë edhe propozim – vendimin për shpalljen e  interesit të  përgjithshëm të ngastrës kadastrale 963-1 Z.K. Talinovc i Muhaxherëve, pronë private me qëllim të këmbimit me pjesën e ngastrës kadastrale 489-10 Z.K. Ferizaj, pronë e Komunës së Ferizajt, por kjo pikë e rendit të ditës nuk u vota nga anëtarët e KPF-së. Drejtori i Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit, Sabri Murseli, ka bërë dhe këto propozim-vendime për këmbimin e pjesës së ngastrës kadastrale 379-0 me sipërfaqe 242 Z.K. Tërrn, pronë private, me pjesën e ngastrës kadastrale 376-0 Z.K. Tërn, me sipërfaqe 242, pronë e Komunës së Ferizajt, propozim – vendimin për këmbimin e pjesës së ngastrës kadastrale 241-1 dhe 241-2 Z.K. Ferizaj, pronë private, me pjesën e ngastrës kadastrale 21-1 Z.K. Nekodim, pronë e Komunës së Ferizajt. Në këtë mbledhje të Komitetit për Politikë dhe Financa, u bë edhe propozim – vendimi për themelimin e panelit përzgjedhës për formimin e komitetit konsultativ. E nga ana tjetër drejtori i Urbanizimit Arber Bytyqi, ka bërë propozim – vendimin për mbrojtjen e vlerës së natyrës: Bifurkacioni i Lumit Neredime në Ferizaj si monument i natyrës. Drejtorja e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit Xhemile Murati-Shabani, në këtë mbledhje ka bërë propozim –vendim për aprovimin e Projekt Rregullores së Punës së Teatrit “Adriana”, rregullore kjo e cila ka përfunduar edhe procesin e konsultimit publik. Në këtë mbledhje është bërë propozim –vendimin për vënien në konsultim publik të projekt Rregullores për institucionet  edukative-arsimore të Komunës së Ferizajt. Edhe drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenës Sociale, Dr. Kemajl Emini ka bërë propozim –vendimin për vënien në konsultim publik të Projekt Statutit të QKMF-së Ferizaj. Të gjitha këto pika të rendit të ditës do të diskutohen ne mbledhjen e Kuvendit të Komunës që do të mbahet me datën 30 nëntor, duke filluar nga ora 10:00.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …